‘Gjyqtari e pyeti Skënderin se sa fëmijë i ka’, avokati i tregon momentin e sikletshëm në seancën e sotme pas vrasje së të birit

Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i cili dyshohet për vrasjen e dajlit të tij, thotë se klienti i tij më me dëshirë qëndron në paraburgim, për atë arsye nuk e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

Avokati i tij madje tregon momentin e sikletshëm kur gjykatësi e pyeti Skënder Krasniqin se sa fëmijë i ka. Ai thotë se ai ishtë një moment i papërmbajtshëm për klientin e tij.

“Nuk kemi të bëjmë më vrasje të rëndë, sepse vrasja e rëndë ka të bëjë me dashje, e vrasja e Albert Krasniqit nuk ishte me dashje. Skënderi ma me qef rrin në paraburgim, është një situatë e rëndë në familje.

Skënderi nuk ka folur, komunikimi me të është i vështirë, Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në këtë seancë, sidomos kur gjyqtari e pyet sa fëmijë i ki, ka qenë një mospërbbajtje e Skendërit ka qenë shumë e rëndë”, tha avokati i tij, Ramiz Krasniqi. /Express/