Gjykata Speciale i shkruan Tomë Gashit: Na njoftoni nëse vijnë materiale tjera te zyrat e OVL-UÇK-së, mos i publikoni

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se ka pranuar sot një email nga gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nikollas Guillou i lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith, pasi ai dhe sekretari i organizatës së veteranë, Faton Klinaku refuzuan të shkojnë dje në zyrat e policisë së EULEX-it në Fushë Kosovë.

Avokati Gashi tregon se përmes emailit nga Specialja është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës të veteranëve të UÇK-së të informojnë Zyrën e Prokurorit te Specializuar nëse merrë ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Gashit pa ndërhyrje:

Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje, siç beri me arrestimin e z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati.

Pas refuzimit te djeshem qe pa ftese, vetem me nje me thirrje telefonike, pa dhene sqarime, se per çfare po na ftojne, dhe ne çfare cilesie une dhe z.Klinaku kemi refuzuar qe te shkojme ne zyrat e policise se Eulexit ne Fushe Kosove.

Pas insistimt tim per takim qe me hetues te prokurorise speciale, apo zyrtare te Gjykates Speciale te takohemi ne zyrat e OVL te UÇK-se, apo ne zyren time, dhe pas refuzimit te tyre sot kam pranuar nje email nga gjyqtari i Gjykates Speciale z. Nikollas Guillou i leshuar me kerkese te peokurorit Jack Smith me te cilin :

– Më eshte urdheruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se i dates i dates 25 Shtator 2020 qe kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merre ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale.

Ky vendim eshte tentativ per te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nenkryetarit te OVL te UÇK-se, kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme jane te Gjykates Speciale.

Z. Gucati dhe z.Haradinaj jane arrestuar me daten 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetem per krimet e luftes dhe krime te tjera periudhen kohore 1998 – 2000

Me qene se vendimi eshte I dates 25 shtator 2020, ndersa arrestimet jane kryer me 25 shtator.Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe Gucati eshte e kunderligjshme dhe ata duhet te lirohen menjehere.

Deri me 25 shtator publikimi i dokumentave nga OVL -UÇK nuk mund te konsiderohet i jashtligjshem.

Prokuroria speciale ne Hage duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykaten Speciale, se si kane rrjedhur keto dokumente.

Rrjedhja e ketyre dokumentave nga Gjykata Speciale/Prokuroria Speciale tregon se sa serioze eshte kjo gjykate dhe kjo prokurori qe i akuzon vetem pjestaret e UÇK-se, por nuk i akuzon zyrtaret e vet per skandal te krijuar nga vet ata !