Gjykata i jep Valdrin Pjetrit mandatin për Shkodrën

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka dhënë mandatin katërvjeçar fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Valdrin Pjetri, për bashkinë e Shkodrës.

Sipas trupit gjykues, pretendimet e PD-së për zgjedhje të parregullta nuk qëndrojnë.

“Ne tani na pret një punë e madhe, për bashkinë që duam, për Shkodrën që duam”, ka thënë Pjetr për mediat pas vendimit të gjykatës, shkruan TCh.

loading…