Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar përmes profilit të tij në “facebook” se ka gjetur një pajisje gjurmimi në veturën e tij, derisa po e kontrollonte të njëjtën tek një servis për kontrollim të veturave.

Me rastin është duke u marrë dhe Policia e Kosovës, ndërkohë që janë publikuar edhe pamje të pajisjes gjurmuese.

Bëhet fjalë për “Lightbug Pro Rugged Tracker”, e cila sipas të dhënave që janë të disponuesheme në internet shërben për gjurmimin e objekteve, automjeteve ose njerëzve.

Pajisja që ka karakteristika të avancuara për përdorim në kushte të vështira. Disa nga karakteristikat kryesore të këtij mjeti përfshijnë:

Ndjekje në kohë reale: Mundëson ndjekje të vazhdueshme dhe raportim të saktë të lokacionit përmes GPS dhe WiFi.

Dizajn i qëndrueshëm dhe i papërshkueshëm nga uji: Ka një ndërtim të fortë që i reziston ujit dhe pluhurit, gjë që e bën të përshtatshëm për ambiente të ashpra.

Bateri jetëgjatë: Ka një bateri të fuqishme që mund të zgjasë disa muaj pa nevojën për rimbushje të shpeshtë, në varësi të intervalit të raportimit. Madje ka këso modele që bateria mund të rezistojë deri në 15 vjet.

Opsione të avancuara të komunikimit: Përveç GPS-it, përdor rrjete celulare 2G, 3G, dhe 4G për mbulueshmëri më të mirë dhe raportim edhe në zona të largëta.

Alarm dhe njoftime: Mund të dërgojë njoftime nëse pajisja lëviz, kalon një perimetër të caktuar ose detekton lëvizje të pazakontë.

Programim dhe menaxhim fleksibël: Pajisja mund të programohet për intervale të ndryshme raportimi dhe të kontrollohet nga distanca përmes një aplikacioni ose platforme online.

Përmasat e vogla dhe pesha e lehtë: Pajisja është kompakte, që e bën lehtësisht të montueshme ose të fshehtë në objekte të ndryshme.

Kjo pajisje është veçanërisht e përshtatshme për industri që kanë nevojë për ndjekje precize dhe siguri në ambiente të ashpra si transporti, logjistika dhe ndjekja e pasurive me vlerë.