Marko Gjuriq

Gjuriq: Vendimi i Prishtinës për të ashtuquajturën ushtri mund të ketë pasoja të paimagjinueshme

Votimi i Kuvendit të Kosovës për tre projektligje me anë të të cilave do të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri, ka ngjallur reagim në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të paimagjinueshme, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Ky vendim për të ashtuquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe krijimin e ushtrisë së shtetit të rremë të Kosovës mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për sigurinë në rajon”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se Beogradi pret një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të parandalohet një eskalim i situatës dhe të ketë militarizim në rajon.