Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën ka thënë se Populli serb unanimisht dhe njëzëri u ngrit për të mbrojtur të drejtën e tyre për mbijetesë në Kosovë ku ata gëzojnë mbështetjen e Serbisë.
Marko Gjuriq theksoi se asnjëherë një numër kaq i madh njerëzish në Kosovë nuk kështë ngritur kundër padrejtësitë dhe terror.
“Kombi ynë ka dalë në numër të madh dhe u ngrit kundër padrejtësive, terrorit, dhunës dhe përpjekjeve për të dëbuar popullin serb nga masakrat ekonomike dhe terrori brutal politik, që na kujton gjithçka që është bërë në periudhat më të hershme të historisë”, tha Gjuriq.







