Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me sekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së Putinit “Rusia e Bashkuar”, Andrey Turchak.

Në një postim në twitter, Gjuriq ka bërë të ditur që sipas kësaj marrëveshje Serbia dhe Rusia do të rrisin bashkëpunimin strategjik, në interes të dy popujve siç i quan ai vëllezër.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç i cili duket i gëzuar duke duartrokitur arritjen e kësaj marrëveshje. /Ballkani.info/