Marko Gjuriq, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se do të dëshironte që ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë “t’ju mbajë ligjeratë” liderëve në Kosovë, por shton se nuk beson se kjo do të ndodh.
“Qysh sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është propozimi që Prishtina dhe Tirana gradualisht ta heqin kontrollin kufitar. Kjo flet për qëllimet e Prishtinës”, ka thënë Gjuriq, transmeton Ballkani.info.
Në pyetje që të komentoj deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili pajtohet për heqjen e taksës, që pret marrëveshje të dy palëve, por që edhe Bujanovci, Presheva dhe Medvegja të jenë pjesë e marrëveshjes, Gjuriq thotë: “Do të isha naiv që të besoja që është autotentike atë që e thonë për taksë. Të rikujtoj, të gjithë ministrat në qeverinë kosovare kanë votuar për taksën. Mendojnë që jemi budallenj, por nuk jemi. Së pari të shohim a dëshirojnë të heqin taksën”. /Ballkani.info/







