Gjuriq ministër në qeverinë e re serbe? Kthehet nga Amerika njeriu që Policia e Kosovës e “ngrehi zhag” në Prishtinë

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, këto ditë ndodhet në Beograd, pikërisht në kohë për konsultime për formimin e Qeverisë së re të Serbisë. Siç mëson gazeta “Nova”, krahas bisedimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare, “konsultimet” me Gjuriqin ka pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Tema – kërkesa e ambasadorit për t’u kthyer nga Uashingtoni, mundësisht në qeveri.

Se Gjuriq ndodhet në Beograd nuk është sekret, duke qenë se ai është filmuar në audiencë gjatë fjalimit të Aleksandër Vuçiqit për publikun dhe pas konsultimeve për formimin e qeverisë.

Siç mëson gazeta Nova, Gjuriq dhe Vuçiq kanë pasur një bisedë paraprakisht.

“Gjuriq nuk është aspak i kënaqur në Uashington dhe ai dëshiron të kthehet në Beograd. Kështu i tha Vuçiqit, ndoshta i inkurajuar nga informacionet që dolën në opinion se ai shihej si një nga ministrat në Qeverinë e re të Serbisë”, thotë bashkëbiseduesi i gazetës serbe.

Spekulohet se Gjuriq do të emërohet në krye të diplomacisë serbe, edhe pse për këtë post ka disa kandidatë.

Nëse kjo ndodh, ky emërim do të jetë po aq befasues sa edhe zgjedhja e mëparshme e Gjuriqit si ambasador në SHBA.

Për kujtesë, Gjuriq u emërua ambasador i Serbisë në Uashington në tetor 2020.

Një vendim i tillë befasoi opinionin, pasi ai nuk kishte përvojë diplomatike dhe as të pasur politike. Megjithatë, sot Gjuriq nuk është vetëm përfaqësuesi diplomatik në Amerikë, por edhe ambasador i Serbisë në gjithsej tetë vende të tjera.

Në prill të vitit të kaluar, Gjuriq fillimisht u emërua ambasador i Serbisë në Antigua dhe Barbuda, dhe më pas në maj në të njëjtin post në Republikën e Surinamit, Belize dhe Komonuelthin e Dominikës, si dhe në Shën Kitts dhe Nevis. Në qershor, me dekret të presidentit të vendit, ai u emërua ambasador në Barbados, dhe më pas në Kolumbi dhe Shën Vincent dhe Grenadine. Gjuriq është gjithashtu ambasadori i Serbisë në Komunitetin e Karaibeve, i cili mbledh vendet e lartpërmendura kryesisht ishullore.

Ndërkohë, ai u emërua edhe si ambasador i vendit të dhjetë.

Në biografinë e tij zyrtare të publikuar në faqen e Ambasadës, ndër të tjera jepen edhe detajet e përgjegjësive të tij në SNS. Kështu thuhet se ai ka pritur qytetarë në ambientet e para të partisë në rrugën Çika Ljubina në Beograd, ka marrë pjesë në aksione, tribuna, duke ngjitur postera të partisë… dhe se ka qenë krijues (së bashku me ambasadorin Aleksandër Ristiq) i “Natalia’s Ramonde”.

Publiku kryesisht e njeh atë si dikë që padiskutim e mbështet Aleksandër Vuçiqin dhe shpesh në rrjetet sociale shpërndaheshin video që shfaqnin duartrokitje të mëdha për Presidentin e Serbisë, qoftë në konferenca për shtyp apo në Parlamentin serb.

Nuk harrohen as thirrjet e tij “spontane” drejtuar Vuçiqit – “Aco, serbë”.

Ndërkaq publiku kosovar e njeh atë edhe si zyrtarin serb që u Policia e Kosovës e “ngrehi zhag” në qendër të Prishtinës, pas arrestimit në veri të Mitrovicës, ku ai nuk e kishte zbatuar ndalesën për të hyrë në Kosovë. Kjo kishte ndodhur më 26 mars të vitit 2018.