Shefi i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq ka deklaruar se ka pasur rastin të bisedojë me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Uashington, në margjinat e Samitit të NATO-s dhe se e ka ftuar atë të vizitojë Serbinë.

Gjuriq theksoi se dialogu në nivelin më të lartë politik me SHBA-të është i nevojshëm si për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik ashtu edhe për zgjidhjen e çështjeve siç tha ai “për të cilat nuk pajtohemi” siç është çështja e Kosovës, raporton Blici serb.

“Ne kemi nevojë për dialog në nivelin më të lartë politik me SHBA-të, jo vetëm për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë, sepse Amerika është partneri numër një për sa i përket shërbimeve, dhe pikërisht në fushat që lidhen me teknologjitë e larta dhe atë që është motori i zhvillimit të ekonomisë sonë, por ky bashkëpunim na duhet edhe për të zgjidhur ato çështje për të cilat nuk pajtohemi, siç është çështja e statusit të Kosovës por që nuk mund të zgjidhet në mënyrë pozitive pa angazhimin aktiv të nivelit më të lartë politik në SHBA”, shtoi ai.