Gjuriq: Haradinaj që dy vite ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia është e gatshme të arrijë marrëveshje me Kosovën nëse kjo e fundit i garanton serbëve në veri autonomi me standardet më të larta evropiane dhe botërore.

Megjithatë Gjuriq ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për çasjen e tij anti-dialog me Serbinë.

“Për dy vite, Haradinaj ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi. Ai është duke bër gjithçka që ta ulë rëndësinë e dialogut Beograd – Prishtinë.

Kjo po ndodhë në sytë e gjithë botës” ka thënë Gjuriq.