Marko Gjuriq

Gjuriq flet me homologun grek, falënderon Athinën për qëndrimin mosnjohës ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryediplomatin grek, Giorgos Jerapetritis.

Përveç për raportet direkte Athinë-Beograd dhe falënderimeve që kanë pasur për bashkëpunimin diplomatik 145-vjeçar, në bisedën e tyre ka zënë vend edhe Kosova.

“Kreu I diplomacisë serbe ripërsëriti mirënjohjen ndaj Republikës së Greqisë për pozicionin e saj për mosnjohjes e pavarësisë së Kosovë dhe ka theksuar rëndësinë e  respektimin të vazhdueshëm të parimeve bazike të së drejtës ndërkombëtare në të gjitha forumet multilaterale”, thuhet në njoftim.

“Ministri Gjuriq përdori shansin për t’i treguar kolegut grek shqetësimin për veprimet e njëanshme të Prishtinës kundër popullit serb”, vijon komunikata.