Drejtori i të ashtuquajtures Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është takuar sonte në Zveçan me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Kjo është hera e parë që “drejtori” Gjuriq e viziton Kosovën pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj mallrave serbe më 21 nëntor të vitit të kaluar, shkruan Ballkani.info.
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Nenad Rikallo, i cili së shpejti pritet të shkarkohet nga kryeministri Haradinaj, pasi që është kërkesë e PSD-së për votimin e buxhetit. /Ballkani.info/










