Gjuriq akuzon Kurtin për krizën, por i kënaqur që nga Serbia udhëtohet me letërnjoftime në Kosovë

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për krizën aktuale, por thotë se është i kënaqur që nga Serbia udhëtohet me letërnjoftime në Kosovë.

Gjuriq përmes një cicërime në rrjetin social Tëitter e ka falënderuar presidentin serb, Aleksandër Vuciq dhe kryenegocatiorin serb, Petar Petkoviq për largpamësin dhe durimin e tyre për të arritur marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime.

“Të gjithë qytetarët e Serbisë, serbët, shqiptarët, boshnjakët, hungarezët, romët, goranët dhe të tjerët tani mund të udhëtojnë lirisht në Kosovë duke përdorur letërnjoftime serbe. Në mënyrë të përhershme. Një falenderim i madh për ekipin serb (@avucic,@PetkovicPetar) për largpamësinë dhe durimin e tyre”, tha Gjuriq.

Ai tha se refuzimi i palës Kosova për t’i zbatuarmarrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit mbetet një sfidë akute për stabilitetin në rajon.

“Nuk duhet të harrojmë se ishin masat e njëanshme të qeverisë Kurti ato që shkaktuan krizën aktuale dhe se refuzimi i vazhdueshëm i Prishtinës për të zbatuar marrëveshjet nga Brukseli dhe Uashingtoni vazhdon të jetë një sfidë akute për stabilitetin rajonal”, tha Gjuriq.