Mali i Zi

Gjukanoviq: Të përmbyllen sa më parë raportet e rënda historike Kosovë-Serbi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanivuq ka deklaruar se nuk ka dyshime se qytetarët rusë, me legjitimitet të shërbimeve të sigurisë kanë qenë të përfshirë në tentim terrorizëm.

Ai në pyetjen se a i beson presidentit rus, marrë parasysh se Rusia nuk e pranon faktin se Mali i Zi është bërë anetar i NATO-s dhe se dy shtetar rus janë të dyshuar për antenat ndaj tij, ka thënë se Rusia i ka interesat e veta dhe se ato po tenton t’i realizoj “me agresivitet dhe me dobësinë e politikës evropiane”.

Gjukonoviq në intervistë për televizionin italian RAI ka thënë se është e rëndësishme që Evropa të ruaj vizionin e unitetit të plotë dhe integrimin e Ballkanit.

“Që në atë mënyrë të ndihmoj Ballkanin që t’i kap vlerat evropiane dhe t’i mbyll dyert për ndikimin e politikave të treta të cilat janë në kundërshtim me vlerat dhe sistemin evropian”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Siç ka shtuar ai “askush nuk befasohet që Rusia mohon përfshirjen e njerëzve të saj në atenatin ndaj tij”.

“E kemi parë se sot që pritet për përseritjen e rastit ‘Skripalj’ në Britani të Madhe, por para kësaj ishte rasti i Malit të Zi dhe Britanisë. Këto janë argumente të mëdha sa një qytet. Nuk ka asnjë dilemë që shtetasit rus janë përfshirë në atë çfarë ka ndodhur në Mal të Zi dhe se ata njerëz e kanë pasur legjitimitetin e shërbimeve të caktuara të sigurisë”, ka thënë ai.

Në pyetjen se si ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump se malazezët mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi ka vlerësuar se nuk duhet të përgjigjemi në atë pjesë të intervistës “pasi që janë shumë të vetëdijeshëm dhe falemnderuar për ndihmën e vazhdueshme amerikane në kohën kur është dashur të ruhet stabiliteti, mulitetniciteti në Malin i Zi dhe kundërvënia ndaj agresionit të Millosheviqit”.

Duke komentuar situatën në Kosovë, presidenti malazes ka thënë se gjendja në rajon është duke u përballur edhe me dy probleme që burojnë nga koha e krizës së ish Jugosllavisë.

“Përveç gjendjes në raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, aty është edhe problemi i Bosnjës dhe Maqedonisë. Ne fuqishëm i nxisim liderët në Beograd dhe Prishtinë që t’i vazhdojnë bisedimet nën mbikqyrjen e BE-së dhe të arrihet të marrëveshja që do të ishtë përmbyllje e raporteve të rëndë historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gjukanoviq. /Ballkani.info/