Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë së mërkurës së hershme.
Gjukanoviq pas kësaj ceremonie pritet të mbajë një takim me Osmanin, teksa më vonë do të dalin në konferencë për media, shkruan lajmi.net.
Në nder të vizitës së të parit të Malit të Zi, sot kryeqyteti u mbush me simbole shtetërore të shtetit përkatës.
Gjukanoviq shënon vizitën e parë të tij që nga formimi i qeverisë aktuale të Kosovës. /Lajmi.net/








