Gjukanoviq me fitore të “lodhtë”, vetëm një deputet më shumë se proserbët. Shqiptarët dy deputetë

Thuajse ka përfunduar i tërë numërimi në Mal të Zi, i cili ka vënë si fituar partinsë DPS të Milo Gjukanoviq me një margjinë të vogël ndaj proserbëve. Gjukanoviqit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 ulëse.

Qendra për Transicionin Demokratik ka treguar rezultatin e numërimeve deri më tani.

Deri më tani, janë përpunuar 265 nga 268 vendvotime apo 98.8% e votave.

Rezultatet janë si më poshtë:

1. Social Demokratët 4.13% (3 deputetë)

2. Partia Boshnjake 3.80% (3 deputetë)

3. SDP 3.09% (2 deputetë)

4. E zezë dhe e bardhë 5.53% (4 deputetë)

5. Koalicioni Shqiptar 1.37% (1 deputet)

6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44% (29 deputetë)

7. Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82% (28 deputetë)

8. Lista shqiptare 1.54% (1 deputet)

9. Paqja është kombi ynë 11.94% (10 deputetë) /Ballkani.info/