Gjukanoviq do t’ia ofrojë Abazoviqit mandatin për të formuar qeverinë e re malazeze

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nesër pritet që të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e klubeve në Parlamentin malazez dhe më pas t’i ofrojë mandat kreut të URA-s Dritan Abazoviq, i cili është i vetmi që mund të sigurojë një shumicë prej të paktën 41 deputetësh për momentin.

Gjukanoviq tha dy ditë më parë se Partia e tij Demokratike e Socialistëve është gati të votojë për qeverinë e pakicës, sepse kjo është një zgjidhje më e mirë se situata në të cilën ndodhet Mali i Zi me qeverinë e mëparshme.