Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku raportohet se të paktën një person dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Ngjarja, siç raporton Nacionale, ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm tre ditë pas vrasjeve në Vushtrri. Fillimisht të dielën është vrarë një 19-vjeçar, ndërkaq të hënën një person dyshohet se vrau ish-punëtoren e tij dhe më pas veten në Vushtrri.