Gjuajtje me armë zjarri në Kllokot, plagoset zyrtari i Policisë së Kosovës

Policia në Kllokot ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një pjesëtari të Policisë së Kosovës, i cili në momentin kritik, kishte qenë jashtë detyrës

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Vërbovc të Kllokotit, ka theksuar policia në raportin 24 orësh.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K, i cili pas një fjalosje me viktimën mashkull K (pjesëtar i PK-së) i cili kishte qenë jashtë detyre kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë viktima ishte plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, theksohet në raport.

Po ashtu theksohet se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Më urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.