Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture në Lluzhan

Një gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture, ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se nuk ka persona të lënduar ndërsa hetuesit policor ndodhen në vendin e ngjarjes duke marr gjurmët.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia ndërsa deri tani nuk ka informacione për të arrestuar.