Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Bojanina” në Gjilan.

Siç raporton Radio Star, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, por nuk raportohet për persona të plagosur.

Banorët e lagjes kanë thënë se se ka pas shkëmbim zjarresh mes disa personave.

Më pas të  njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, derisa ekipet policore kanë dal menjëherë në teren.