Gjuajtje me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit, Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit, ku ka ndodhë rasti.

Bazuar në të dhënat e para, Policia thotë se dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftim.

Gjuajtje me armë ka pasur edhe mbrëmë në lagjen “Tophane” në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.

loading…