Gjuajtje me armë në mes të dy grupeve në Prishtinë

Një incident kriminel ka ndodhur rreth orës 21:00 sonte në Prishtinë.

Burime të Indeksonline mësojnë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë dy grupe të rinjsh.

Policia është në ndjekje të tyre, ndërsa po vazhdon të hetohet rasti.

Incidenti ka ndodhur në qendër të Prishtinës, gjegjësisht tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”.