Prishtinë

Gjuajti me armë zjarri, policia arreston një person në Prishtinë dhe sekuestron disa armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Përmes raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se lidhur me rastin, i dyshuari ka dorëzuar disa armë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtënë me armë zjarrit në ajër. Gjatë kontrollit të njësitit patrullues i dyshuari vullnetarisht kishte dorëzuar : një AK47 me 51 fishek, një pistoletë e llojit TT me 9 fishek, një pistoletë e llojit CZ me 12 fishek , si dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Ballkani.info