LAJMI I FUNDIT

Gjuajte me armë zjarri në Breg të Diellit në Prishtinë, dyshohet se u gjuajtën dy grupe mes vete

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, derisa në vendin e ngjarjes veçse janë grumbulluar forca të mëdha policore si dhe vetura të ambulancës.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ngjarë, por se dëshmitarë të rastit thonë të ketë pasur “gjuajtje mes vete mes dy grupesh”.

Dëshmitarë të ngjarjes po ashtu shtojnë të kenë dëgjuar më shumë se dhjetëra të shtëna armësh, derisa thonë edhe se kanë ikur nga vendi i ngjarjes.