Gjuajnë me armë zjarri në afërsi të një shtëpie, konfiskohet një pushkë gjuetie

Dy persona janë arrestuar në Klinë pasi që kishin shtënë me armë në afërsi të shtëpisë së ankuesit kosovar.

Sipas ankuesit incidenti ka ndodhur dje në ora 10.00, për shkak se para disa ditësh kishin një mosmarrëveshje familjare.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie dhe dy fishekë të kalibrit 12mm.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.