Gjoshi për shkëmbimin e letrave mes Kurtit e Lajçakut: Po bashkëpunon me spanjollin e sllovakun, fatmirësisht që është i shkarkuar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar nga kryeministrit në detyrë në lidhje me letrat e djeshme me Miroslav Lajçakun.

Gjoshi shkruan në Facebook se Kurti ka zgjedhur mos përballjen e SHBA me Serbinë, e se po bashkëpunon me ‘spanjollin’ e ‘sllovakun’ siç i ka quajtur ai Borellin e Lajçakun.

E këto letra ai i ka quajtur pa efekt.

Postimi i plotë:

ALBIN K. NUK E DON SHBA-NË NË PËRBALLJEN ME SERBINË

Miq të mi!

Nuk ka më sekrete për rrugën që ka zgjedhur kryeministri i shkarkuar, Albin K.

Me pak fjalë – Albin K. nuk i don Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përballjen me Serbinë. Ai ka përzgjedhur Jopep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun, të cilët vijnë nga shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe as nuk mbajnë qëndrim neutral. Ai po bashkëpunon me spanjollin dhe sllovakun, kurse skuadrat e tij në internet po vazhdojnë fushatat denigruese kundër zyrtarëve të lartë amerikan.

Fatmirësisht, Albin K. është kryeministër i shkarkuar dhe sa të dojë mund të kënaqet duke shkruar letra.

Letrat e tij janë paefekt, por tregojnë dy aspekte me rëndësi

1). Albin K. preferon të shmang rolin e ShBA-ve në dialogun përfundimtar të Kosovës me Serbinë. Ky është një gabim trashanik dhe strategjik. Aq më tepër që vetë Albin K. ka qenë kundërshtari më i madh i dialogut të Brukselit.

2). Albin K. është i marrosur pas pushtetit. Ai nuk po mundet ta pranojë se është shkarkuar me turp nga më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, qysh nuk ka ndodhur kurrë deri tani.