Gjoshi (PDK) – Sallahut: Lajm i rëndë për Kosovën kur zëvendësministri mbron koordinimin me Radojiçiqin

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka reaguar zëvendësminsitrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut, i cili përgjimet e Mimoza Kusarit-Lilës i ciloi si ”të porositura“.

Për Gjoshin është ”lajm i rëndë për Kosovën kur e sheh se një ZV/Ministër i Drejtësisë e mbron koordinimin e Mimoza Kusarit me një kriminel nga Lista e Zezë e SHBA-ve dhe nga Lista për Arrest e Prokurorisë së Kosovës“.

Ai ka thënë se nuk ka koordinim të Qeverisë vetëm me Listës Serbe, por edhe me Beogradin e presidentin Aleksandër Vuçiq.

”Me shpejtësi të frikshme janë aktivizuar në Vetëvendosje për të mbrojtur koordinimin e Albin Kurtit me kriminelët serb që udhëheqin Listen Serbe dhe që janë në Listën e Zezë të SHBA-ve.  Ky koordinim, në fund të fundit, nuk është koordinim veç me Listen Serbe, por edhe me Beogradin dhe Aleksandër Vuçiqin“.

”Është lajm i rëndë për Kosovën kur e sheh se një ZV/Ministër i Drejtësisë e mbron koordinimin e Mimoza Kusarit me një kriminel nga Lista e Zezë e SHBA-ve dhe nga Lista për Arrest e Prokurorisë së Kosovës. Sigurisht se një njeri si Sallahu e mbron këtë koordinim me kriminelët si Radojçiqi, sepse ai e sheh Kosovën si një fajde“, ka shkruar Gjoshi në Facebook, të martën.