Anëtari i Kryesisë së PDK

Gjoshi, PDK: Po të ishte Agon Musliu djali i Liburn Aliut të VV sot do ishte gjallë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe deputetin e VV-së, Liburn Aliu të cilit iu lejua që djalin e tij të kthyer nga Amerika në kohë pandemie iu lejua të dalë ta takoj e ta mar në Aeroportin e Prishtinës, e në anën tjetër qeveria ia kishte ndaluar babait të Agon Musliut ta takonte djalin e tij kur ishte kthyer nga Gjermania.

Gjoshi ka publikuar në faqen e tij në Facebook fotografi kur deputeti i VV Liburn Aliu shihet duke takuar djalin e tij në Aeroport.

Reagimi i plotë i Betim Gjoshit:

PO TË ISHTE AGONI DJALI I LIBURNIT AI SOT DO TË ISHTE GJALLË

Koha e fjalëve dhe premtimeve të bukura të Albin K. dhe Vetëvendosjes për barazi në trajtimin e qytetarëve nuk erdhi kurrë. Ajo çka erdhi pas këtyre premtimeve ishte një tragjedi, të cilën këta njerëz po e lën qëllimisht në harresë.

Miq të mi!

Kjo foto që po shihni është foto e turpit për Albin K. Liburin Aliun, Arben Vitinë, Xhelal Sveçlën dhe të gjithë Vetëvendosjen.

Kur e pashë këtë foto mu kujtua babai i të riut Agon Musliu, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në karantinën e Qeverisë vetëm pak kohë pasi u kthye nga Gjermania.

Mu rrënqeth trupi kur po kujtoj rrëfimin e Naimit, babait të Agonit, se si nuk e kishin lënë për asnjë moment të vetëm ta takonte të birin e vet.

Kjo foto e Liburn Aliut na dëshmon shumçka. Kjo foto e plotëson pjesën e munguar për heshtjen e vazhdueshme të Albin K. për përfundimin tragjik të jetës së një të riu.

Kjo foto dëshmon se po të ishte Naimi në vendin e Liburnit, ai sigurisht se do të mund ta takonte djalin e tij.

Kjo foto dëshmon se po të ishte në vendin e Liburnit djali i tij nuk do të shkonte në karantinën e Qeverisë.

Kjo foto dëshmon se po të ishte Agoni djali i Librunit ai sot do të ishte gjallë.

Kjo foto dëshmon se këtyre njerëzve u ka vdekur njerëzillëku. Nuk e kanë as ndjeshmërinë më të vogël përballë tragjedive të të tjerëve.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”, shkruante George Orwell. E sot, Albin K. dhe Vetëvendosje po e zbatojnë me saktësi. Koha e fjalëve dhe premtimeve të bukura për barazi në trajtimin e qytetarëve, nuk erdhi kurrë. Ajo çka erdhi pas këtyre premtimeve ishte tragjedia, të cilën këta njerëz po e lën qëllimisht në harresë.