Betim Gjoshi

Gjoshi i PDK-së reagon ashpër: Këta 3 persona po zgërdhihen në dhomën e burgut ku është torturuar Ukshin Hoti

Për vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu dhe bashkëpartiakun Enver Dugolli, në burgun e Prishtinës, ku edhe kishte qëndruar i ndjeri Ukshin Hoti, ka reaguar anëtari i Kryesisë së PDK’së, Betim Gjoshi.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi ka komentuar fotografinë e publikuar, ku të tre shihen me buzë në gaz në vendin ku ishte torturuar Ukshin Hoti, e që deri më sot nuk dihet më për fatin  e tij.

Gjoshi thotë se treshja nuk kanë shfaqur respekt për vuajtjet që i ka përjetuar Hoti.

Postimi i plotë:

“Në këtë foto është dhoma e burgut ku ka qëndruar Ukshin Hoti, mendja e veçantë shqiptare.

Në këtë dhomë burgu, Ukshin Hoti është torturuar në mënyrë çnjerëzore. Fatin e tij nuk e dijmë as sot.

Në këtë foto 3 persona po zgërdhihen, pa pasur as respektin më të vogël për vuajtjet që i ka përjetuar këtu, Ukshin Hoti”.