Gjoshi i PDK-së, Liburn Aliut: Mashtrues, i merr rrogë gati 3 mijë euro në muaj

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar u.d. të shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili hodhi akuza ndaj PDK-së dhe LDK-së që u bënë bashkë për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gjoshi thotë se po flet personi i cili i merr gati 3 mijë euro pagë në muaj, teksa e quajti Aliun mashtrues.

Gjoshi ka shtuar se shumë shpejtë njerëzit e Kosovës do ta kuptojnë sa të ligë dhe të mjerë janë njerëzit e Vetëvendosjes.

Reagimi i plotë nga Gjoshi:

Po flet ky që i merr rrogë gati 3 MIJË €URO në muaj.

PDK-ja nuk i dëgjon shpirtzinjët që lexojnë tekstet e Albin K. dhe Vetëvendosjes.

Shumë shpejt do t’iu dalë boja.

Shumë shpejt njerëzit e këtij vendi do ta kuptojnë se sa të ligë dhe sa të mjerë jeni.

#Mashtrues