Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka deklaruar ditën e djeshme se LVV-ja nuk duhet të vendosë vija të kuqe edhe për partitë e tjera të cilat sjellin ministra të pakorruptuar në Qeveri.
Por pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe një reagim nga PDK-ja.
Zyrtari i lartë i kësaj partie Betim Gjoshi ka thënë se PDK-ja e ka qartësuar tashmë pozicionin e saj dhe se nuk do të bëhet pjesë e kalkulimeve për pushtet.
“Ne si PDK që nga 6 tetori kur doli z.Vesli e kemi bërë të qartë pozicionin tonë, dhe mbesim prapa të njëjtit qendrim PDK nuk do të behet pjese e kalkukimeve për pushtet. Do te vazhdojme si parti te kontribojme për interesin e qytetareve nga pozicioni i partise Opozitare” tha Gjoshi.
Pak më parë ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta theksoi se se LVV-ja ka tash e dy vite që e sheh PDK-në si partner potencial.







