Gjoshi i PDK-së: Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që Kurti t’i thotë dy fjalë, mos ka ik prap në Greqi a në Norvegji?

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar sot pas lajmit se Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”.

Gjoshi në një postim në Facebook shkruan se çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që kryeministri Kurti të thotë dy fjali.

Lexoni të plotë postimin:

Hashim Thaçi dhe PDK-ja në Mitrovicë ka ndërtuar Universitetin “Isa Boletini”, kurse Albin Kurti dhe Vetëvendosje po lejojnë Serbinë të vendosë gurthemelin e një universiteti paralel.

Albin Kurti po hesht. Nuk po e thotë asnjë fjalë. Po hesht edhe për Ministrin e tij Goran Rakiqin që po hedhë betonin në gurthemel.

Goran Rakiqi është propozuar për Ministër nga vetë e Albin Kurti.

Edhe çka duhet të ndodhë në këtë vend që Kryeministri thotë dy fjalë?

Mos ka ik prapë në Greqi a në Norvegji?