Gjoshi citon Veselin para zgjedhjeve: Kur ndalet PDK’ja ndalet Kosova

Dje Kryesia e PDK”së njoftoi se do jep dorëheqje, pasi pritet mbajtja e konventës së kësaj partie, ku kryetari do zgjidhet me 3 korrik.

E zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi, tha se ishte krenari t’i shërbente këtij subjekti.

Ai tutje duke cituar Kadri Veselin, tha se ‘’Kur ndalet PDK’ja ndalet Kosova’’, shtoi se Kosova është në gjendje të keqe, e deri këtu ka ardhur si pasojë e largimit të kësaj partie nga vendimmarrja.

Për mua, si i rritur në Partinë Demokratike të Kosovës, është krenari dhe përgjegjësi e madhe që për një vit e gjysmë shërbeva me shumë përkushtim në cilësinë e Sekretarit Elektoral. Kjo ka qenë e mundur falë besimit të kryetarit Veseli dhe të Këshillit Drejtues të partisë. Një falënderim për secilin prej tyre që besuan në mua. Unë besoj shumë në shprehjen e Kadri Veselit se “Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova’’, shkroi Gjoshi.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur miq!

Besoj se tashmë jeni njoftuar me vendimin për pushimin e mandatit të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut.

Ky është një vendim me vullnet të lartë politik për t’i shërbyer plotësisht hapjes së garës zgjedhore.

Natyrisht se këto momente janë të tilla që të shtyjnë të kujtosh kohën e kaluar, sifdat dhe sukseset.

Për mua, si i rritur në Partinë Demokratike të Kosovës, është krenari dhe përgjegjësi e madhe që për një vit e gjysmë shërbeva me shumë përkushtim në cilësinë e Sekretarit Elektoral. Kjo ka qenë e mundur falë besimit të kryetarit Veseli dhe të Këshillit Drejtues të partisë. Një falënderim për secilin prej tyre që besuan në mua.

Unë besoj shumë në shprehjen e Kadri Veselit se “Kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova.”

Që prej zgjedhjeve të vitit 2014, Kosova është ballafaquar me probleme të rënda. E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të orvatjeve për largimin e PDK-së nga skena e vendimarrjes dhe që Kosova të bie në duartë e praktikantëve dhe njerëzve që po rrezikojnë miqësinë me aletatët strategjik të shqiptarëve.

Sot, fatkeqësisht Kosova ka për kryeministër një njeri që asnjë gur nuk e ka vendosur në shtetin e Kosovës. Në fakt, Albin Kurti është njeriu që gurët e rrugës i ka hedhur mbi gjithçka të shtetit të Kosovës. Ai është luftëtari më i madh kundër shtetit të Kosovës. Kjo është fatkeqësi.

Prandaj, është detyrë e PDK-së që të ringrihet dhe ta drejtojë Kosovën. Së shpejti, do të binden të gjithë se Ablin Kurti dhe njerëzit e tij që dikur e luftonin krijimin e shtetit të Kosovës, nuk mund ta duan dhe as ta çojnë përpara.

Nuk ka asnjë parti më të goditur se PDK-ja dhe prapë po qëndron, e do të bëhet më e fortë dita ditës, derisa së shpejti do të na bashkohen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata dhe shokët e tyre do ta dëshmojnë luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës.