Gjoshi: Albin Kurti e solli Kosovën në nivel të Serbisë, Iranit e Koresë së Veriut me sanksione nga SHBA

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ashpër ndaj dëmtimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së që po bëhet nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti. Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Albin Kirti e ka sjell Kosovën në nivel të vendeve që para 20 viteve u viheshin sanksione nga SHBA.

“Këto që po raportohen në media kemi mundur t’i dëgjojmë vetëm kur është shkruar dhe folur për sanksionet e ShBA-ve kundër Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Fatkeqësisht sot, një kryeministër i pandërgjegjshëm dhe antishqiptar, e ka listuar Kosovën në krahë të këtyre shteteve. Çfarë favori për Serbinë! Kush do ta kishte menduar se brenda një muaji Albin Kurti do ta sillte Kosovën në këtë deregje”, ka shkruar Gjoshi.

“(1) Sot Kosovës i janë bllokuar 50 milionë eurot e MCC-së (Korporata Sfida e Mijëvjeçarit) e cila është agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e krijuar në vitin 2004 nga Kongresi amerikan. (2) Më e rënda, jo vetëm për nga shifrat, por për nga rëndësia gjeostrategjike – Kosovës do t’i bllokohet edhe PROJEKTI I GAZIT, ku ishte paraparë të investohen rreth 150 milionë euro të tjera. Por, çka është PROJEKTI I GAZIT? Ky projekt ka të bëjë me TAP-in, gazsjellësi Transadriatik, që pritet ta furnizojë me gaz Evropën nga Deti Kaspik, Kazakistan. Projekti pritet të përfundojë sivjet. Ky është gaz që nuk vjen nga Rusia dhe për Evropën ka rëndësi strategjike sepse krijon pavarësi prej saj”, shkruan Gjoshi. “Gypat për përcjelljen e këtij gazi janë shtrirë nëpër territorin e Shqipërisë. Falë mbështetjes së miqëve strategjik që kishte Shqipëria kjo u bë e mundur. E ku është Kosova këtu? Mjafton që të shfletoni lajme lidhur me projektin dhe do të shihni se një numër projektesh tjera dalin prej tij. Kështu është edhe IAP (Ionian Adriatic Pipeline) apo lidhja Shqipëri-Kosovë, e cila pritet që të zhvillohet”. “Sa për dijeninë tuaj, PDK-ja me njerëzit e saj në Qeverinë Thaçi 2 ka punuar jashtëzakonshëm që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti gjeostrategjik. Pra, miq të mi! Me pak fjalë – ja nga cili projekt madhor po i bllokohen fondet Kosovës për shkak të papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri”, ka shkruar Gjoshi.