Skandaloze

Gjokoviq vazhdon me skandale, i vajton terroristët e vrarë në Kosovë

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, vazhdon me skandale. Ai ka reaguar në “Instagram” për serbët e vrarë në Kosovë para disa ditësh.

Zyrtarisht në Veri të Kosovës janë vrarë tre terroristë serbë, të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës.

Gjokoviq ka publikuar një foto të bërë para kishës së Shën Savës, ku janë ndezur qirinj për prehjen e shpirtrave të serbëve të vrarë mbrëmjen e së mërkurës.

“Çdo serbi i dhemb shpirti”, shkruhet në foton e shpërndarë nga Novak, shkruan Lajmi.net.

Pranë kishës së Shën Savës u mblodhën edhe grupet e tifozëve (Delije, Grobari, Taurunum boysi, Plava Unija) të cilët u bënë nderime viktimave. /Ballkani.info