Gjobitet Vetëvendosje, shkelën masat anti-Covid

Lëvizja Vetëvendosje në Lezhë është gjobitur nga ana e policisë së Lezhës me 50 milionë lekë të vjetra për organizim të tubimeve të paligjshme para drejtorisë vendore të policisë Lezhë në kundërshtim me aktin normativ në fuqi sa i takon masave kufizuese anti-Covid.

Kandidati i LVV-së në Lezhë, Iljaz Shehu ka dalë në një deklaratë për mediat ku hedh akuza ndaj policisë së Lezhës për presion.

Siç njofton TCh, për 4 netë me radhë aktivistët e Vetëvendosjes kanë protestuar para drejtorisë së policisë së Lezhës për lirimin e 4 aktivistëve të cilët u arrestuan gjithashtu për një tubim të paligjshëm në thirrje të Mirditës.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë i bashkohet subjekteve të reja politike që janë gjobitur më parë për thyerje të aktit normativ në fuqi për masat anti-Covid në disa qytete të vendit.