Ferizaj

Gjobitet me 300 euro një shofer për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikaciomit Rrugor, në rrugën  Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar një shofer, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 94 km/h.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Policia ka bërë të ditur se dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

VIDEO BONUS: Ganimete Musliu: E kemi presidente dikë që e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit