Barnatore

Gjobitet me 100 euro një barnatore në Podujevë, nuk respektoi orarin e kujdestarisë

Një barnatore në Podujevë është gjobitur nga Inspeksioni i Tregut, pasi nuk ka respektuar orarin e kujdestarisë.

Siç ka njoftuar komuna, pas ankesave të pranuara nga qytetarët, barnatores i është shqiptuar gjoba 100 euro.

“Pas ankesave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mosrespektim të orarit nga barnatoret kujdestare, inspeksioni komunal ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar ankesën e pranuar dhe ka hasur mos respektim të orarit të punës nga barnatorja, e cila përbënë shkelje të Rregullores 01-300/ 01-008480/ 22 Neni 15, pika 2.1, dhe si pasojë e një veprimi të tillë është gjobitur barnatorja me një shumë prej 100 euro”, thuhet në njoftimin për media.