Gjilan

Gjobiten pronarët e kiosqeve afër shkollave në Gjilan, shkelën ligjin kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Gjilanit ka gjobitur pronarët e kiosqeve afër shkollave për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën 18-vjeç

“Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit ka gjobitur disa kiosqe që gjenden afër shkollave, për shkak të shkeljes së ligjit kundër shitjes së duhanit për personat nën moshën 18-vjeçare.”

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se kohëve të fundit ka një shqetësim të madh lidhur me konsumimin e duhanit nga personat e mitur pranë hapësirave të shkollave.

“Inspektimet do të jenë në vazhdimësi dhe do të merren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre të cilët shkelin ligjin”, ka thënë ajo.