Rruga Ferizaj-Viti

Gjobiten dy shoferë që tejkaluan në vijë të plotë,  kundërvajtjet u identifikuan përmes dronit të policisë

Policia në Ferizaj ka njoftuar se janë gjobitur dy shoferë në fshatin Gërlicë që kanë tejkaluar në vijë të plotë, të cilët u identifikuan përmes dronit të policisë.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 23.05.2024 në dy raste të ndara, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Këto kundërvatje janë identifikuar përmes dronit të policisë.”

Ata janë dënuar me nga 200 euro, njëri me 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative (vetëm për shtetasin kosovar) dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.”