gjoba

Gjobiten dy kundërvajtës me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre.

Bëhet e ditur se ngasësit së bashku me veturat janë shoqëruar deri në stacionin policor të Suharekës dhe ndaj dy ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje me nga 500 euro.

Përveç kësaj, atyre u është shqiptuar edhe masa mbrojtëse – ndalim i ngasjes për 12 muaj, e po ashtu dhe nga 5 pikë negative.

Në njoftimin e policisë tutje thuhet se garat e shpejtësisë janë një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm, andaj Policia e Kosovës nuk do t’i tolerojë dhe do të veprojë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që ka informacione për organizime të tilla.