Gjobat për parkingjet e ndaluara nuk vlejnë për veturat e policisë (FOTO)

Muajin e kaluar, Policia e Kosovës kishte nisur një plan operativ për lirimin e trotuareve nga parkingjet e ndaluara.

Brenda një dite, policia kishte shqiptuar mbi 150 gjoba për veturat që janë parkuar në parkingje ilegale.

Në anën tjetër, rregullat e trafikut nuk po respektohen në disa raste as nga vet zyrtarët policor.

Në një foto të dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihet vetura e policisë e parkuar gjysma në trotuar dhe gjysma tjetër në hapësirën gjelbëruese.

Fotoja është bërë dje në lagjen Mati 1 afër ‘Pozhegu Brothers’. /Ballkani.info

loading…