Transfere të mëdha sigurt se do të shihen në horizont gjatë afatit kalimtar të janarit që tashmë ka filluar
Afati kalimtar i janarit tashmë është hapur dhe bota e futbollit mëzi pret që marrëveshje të mëdha dhe gjëra të tjera të dalin në sipërfaqe.

Vitin e kaluar, në këtë afat në skenë kaluan lojtarë të mëdhenj si Philippe Coutinho, Virgil van Dijk dhe Diego Costa të cilët kaluan në Barcelonë, Liverpool dhe Atletico Madrid për shumë para derisa shumica e marrëveshjeve u kompletuan gjatë javës së parë.

Por, tani, këtë vit, me shumicën e top skuadrave europiane që janë duke shikuar për ta përfunduar sezonin sa më mirë si në vend ashtu edhe në gara europiane, ku disa nga shpenzuesit e mëdhenj mund të hynë në treg për të bërë marrëveshje të mëdha.

Disa liga europiane janë më të matura në biznesin e tyre, megjithatë, por koha e hapjes dhe e mbylljes së afatit ndryshon për çdo kampionat.

Datat e afatit kalimtar të janarit

Më poshtë keni datat se kur hapen dhe kur mbyllën afati kalimtar i janarit në disa prej ligave kryesore në botë që është punuar nga FIFA.

Kur mbyllet afati kalimtar i janarit në Premier Ligë?

Edhe pse disa klube kanë arritur marrëveshje me lojtarë para se afati të hapet, skuadrat angleze mund të zyrtarizojnë lojtarët e rinj duke filluar regjistrimin e tyre prej 1 janarit deri më 31 janar.

Skuadrat duhet ti përfundojnë marrëveshjet e tyre deri në orën 00:00 të datës 31 janar ku trupi qeverisës i futbollit anglez pranon letrat e punës, por finalizimi i detaleve mund të kryhet edhe pas disa ditëve pasi përfundon afati.

Kur mbyllet afati i janarit në Europë?

Ashtu sikurse në Angli, afati kalimtar në Gjermani, Francë dhe Spanjë hapët si të vije Viti i Ri dhe mbyllet në natën e fundit të 31 janarit.

Pavarësisht se disa vende i duhen edhe dy ditë që të kryejnë punë, vendet si Holanda dhe Italia mbyllet në ditën e fundit të këtij muaji, përderisa në Portugali afati përfundon më 2 dhjetor.

Në Rusi afati hapet dhe mbyllet më vonë, edhe për shkak të kohës dhe sezonit të tyre. Kështu ai fillon më 23 janar dhe zgjat deri më 22 shkurt.

Kur janë afatet kalimtare nëpër botë

Duke parë që tani edhe në vende aziatike ka filluar që të jetë një treg joshës për shkak edhe të pagave të mira për lojtarët, Super Liga Kineze kanë ekstra javë për t’u pargatitur për sezonin e 2018-ës.

Afati hapet më 1 janar për klubet nga Kina, por ata mund të kërkojnë lojtarë në Europë deri pas 28 shkutit.

Në anën tjetër, në Amerikën Jugore, në Argjentinë afati zgjat deri më 7 shkurt pasi hapët të hënën më 8 janar, derisa klubet braziliane do të kenë edhe dy muaj më shumë pasi që afati atje mbyllet më 2 prill.