Ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të eksodit “Bllaca ‘99” është gati për të filluar.

Në këtë tubim do të bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e Muzeut të gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë udhëheqësit e vendit si : Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe shumë qytetarë.

Shkuarja në fshatin Bllacë është bërë me tren me qëllim për të kujtuar eksodin e kosovarëve të vitit 1999.

Ky organizim është bërë nga Zyra e Kryeministrit. Ballkani.info ju sjell foto nga vend i ngjarjes