Opinionisti Rron Gjinovci, dikur përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, iu është kundërvënë vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për kategoritë kryesore shoqërore në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike.
Gjinovci, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, ka thënë se Kurti po “shpërndan gurabia”.
“12 prill 2022 – Albin Kurti: hajde krejtve ka ni gurabi”, ka shkruar Gjinovci.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar me anë të konferencës se në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, do t’i ndajë nga 100 euro për përfituesit e skemave sociale, pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit publik dhe privat.






