Gjinovci për posterin e Dugollit e Kastratit: 3 metra gjon, 6 gat, u shpallën plagjiatorë

Drejtori ekzekutiv i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka reaguar pasi kjo organizatë vendosi një poster në Fakultetin e Filozofikut, ku shkruan se profesorët, Bujar Dugolli e Ardian Kastrati, janë plagjiatorë.

Ai në Facebook ka ndarë disa fotografi të aksionit të ORCA-s, ku ka shkruar “Poster 3 metra gjon me 6 metra gat, i lëshum nga kulmi i fakultetit. Bujar Dugollin e Ardian Kastratin i ka shpallë plagjiatorë”.