Aktivisti i shoqërisë civile dhe mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rron Gjinovci, me 13 janar të këtij viti kishte thënë se ata që e kanë votuar më parë Hashim Thaçin, ose kanë pasur interes ose kanë qenë totalisht të paditur.

Mbrëmë në Pressin është zhvilluar debat i ashpër në mes të gazetarit Valon Syla dhe aktivistit Rron Gjinovci.

Gazetari Valon Syla ka thënë se për 10 vjet me radhë Drenica është sharë nëpër rrjete sociale nga Vetëvendosje.

“Janë bërë gati se 10 vjet ku Drenica shahet nëpër rrjetet sociale në mënyrën më të rëndë nga profile false të realizuara nga VV. Po në këtë studio Rroni vetë e ka cekë se ata që e votojnë Thaçin nuk janë normal…pastaj ka kërkuar falje. Pastaj Lulja por ka kërkuar falje”, është shprehur Syla mbrëmë.

Pas kësaj ka reaguar Gjinovci, duke i thënë Syle se po gënjen dhe s’është e vërtetë që ai ka thënë diçka të tillë.

“S’e lo me rrejt në hesap temin. Katër emisione rend e kam sqaruar këtë çështje dhe nuk po du më me diskutu”, ka thënë Gjinovci.

Syla i ka thënë atij që nuk po gënjen dhe se do të publikohet video ku ai ka ofenduar votuesit e Hashim Thaçit.

Në debatin e 13 janarit të këtij viti, Rron Gjinovci kishte thënë se ata që e kanë votuar më parë Hashim Thaçin, ose kanë pasur interes ose kanë qenë totalisht të paditur.

“Çdo njeri normal nuk beson te zotëri Thaçi, për vite të tëra. Nëse e ka votu dikush atë e ka votu për arsye banale dhe për shkak të interesit privat. Ti ose ki interes ose je totalisht i padijshëm, dy mundësi janë, s’ka tjetër mundësi”, kishte thënë Gjinovci.

Më poshtë keni pjesën ku ai flet për votuesit e PDK’së, mund ta gjeni nga minuta 31:00.