Gjinovci – Ballës: Ju njohim shumë mirë – të rinjtë në Shqipëri janë t’u ikë prej juve

Debat i nxehtë u zhvillua në mes të socialistit Taulant Balla dhe aktivistit Rron Gjinovci.

Ky i fundit ka akuzuar pushtetin atje se nuk kanë bërë asgjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Sipas Gjinovcit pushteti i PS’së nuk dallon nga ai i PD’së.

“Të rinjtë janë duke ikë. Shqipëria është në vendin e dytë për azilkërkues pas Sirisë. Siria është në gjendje lufte”, tha Gjinovci.

Ndërkohë Balla duke kundërshtuar atë provokoi duke e pyetur Gjinovcin nëse ishte gazetar i Sputnik, medias ruse.